IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Zyrtar/e i/e Transportit
Zyrtari/ja i/e Transportit i raporton Menaxherit të Logjistikës dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Vozitë personelin dhe transporton materiale dhe dokumente, sipas kërkesës (brenda Kosovës dhe në rajon).
Siguron se të gjitha automjetet janë në gjendje të rregullt pune, të pastra, të parkuara siç duhet dhe që iu janë nënshtruar riparimeve dhe servisit të rregullt teknik.
Monitoron përdorimin e automjeteve përmes sistemit GPRS dhe siguron se shfrytëzimi i automjeteve bëhet në përputhje me politikat e kompanisë.
Monitoron përdorimin e shërbimit taksi dhe koordinon shfrytëzimin e taksive.
Monitoron dhe siguron përmbushjen e kërkesave për transportim.
Përgatitë të gjitha raportet e nevojshme.
Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri të shkëlqyeshme në kompjuter; njohuri themelore teknike për sistemet kompjuterike dhe automatike; njohuri për punë me baza të të dhënave.
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Aftësia për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësia për të punuar nën presion.
Aftësi për përmbushjen e afateve.
Përvoja e kërkuar e punës : përvojë në transport min 1 vit.
Posedimi i lejes së vozitjes – kategoria B, C1, C dhe D1
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë
Ju lutemi dërgoni CV-te tuaja në hr@ipko.comsi dhe te cekni pozitën për të cilën jeni duke aplikuar. Afati i fundit për aplikim është data 17.10.2018.