Zyrtar/e i/e Transportit

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Zyrtar/e i/e Transportit

Zyrtari/ja i/e Transportit i raporton Menaxherit të Logjistikës dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Vozitë personelin dhe transporton materiale dhe dokumente, sipas kërkesës (brenda Kosovës dhe në rajon).
  • Siguron se të gjitha automjetet janë në gjendje të rregullt pune, të pastra, të parkuara siç duhet dhe që iu janë nënshtruar riparimeve dhe servisit të rregullt teknik.
  • Monitoron përdorimin e automjeteve përmes sistemit GPRS dhe siguron se shfrytëzimi i automjeteve bëhet në përputhje me politikat e kompanisë.
  • Monitoron përdorimin e shërbimit taksi dhe koordinon shfrytëzimin e taksive.
  • Monitoron dhe siguron përmbushjen e kërkesave për transportim.
  • Përgatitë të gjitha raportet e nevojshme.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme në kompjuter; njohuri themelore teknike për sistemet kompjuterike dhe automatike; njohuri për punë me baza të të dhënave.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësia për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësia për të punuar nën presion.
  • Aftësi për përmbushjen e afateve.

Përvoja e kërkuar e punës : përvojë në transport min 1 vit.

Posedimi i lejes së vozitjes – kategoria B, C1, C dhe D1

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Ju lutemi dërgoni CV-te tuaja në hr@ipko.com si dhe te cekni pozitën për të cilën jeni duke aplikuar. Afati i fundit për aplikim është data 17.10.2018.

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
17/10/2018