Zyrtar Ligjor – Departamenti për Çështjet Ligjore dhe të Rregullatorit
IPKO Telecommunication, një ndër investitorët e huaj më të suksesshem e të qëndrueshëm në Kosovë, kompani me në rritje të vazhdueshme, është në kërkim të individëve të talentuar që dëshirojnë të punojnë në një ambient inovativ dhe sfidues.
Nëse keni pasion për ligjin dhe cështjet rregullative, dhe jeni të gatshëm të përballeni me sfida të reja, na dërgoni aplikimin tuaj tani!
Zyrtar Ligjorë – Departamenti për Çështjet Ligjore dhe të Rregullatorit
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
Strategji efektive trajnimi dhe zhvillimi për të gjithë punonjësit;
Lidhje të qëndrueshme brenda ekipeve, përmes aktiviteteve të ndërtimit të ekipit;
Mbështesim ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Orar fleksibël të punës gjatë javës;
Programi i Mirëqenies së Punëtoreve;
Mbulim gjithëpërfshirës i Sigurimit Shendetësor;
Mundësinë për të lënë orarin e punës më herët të premten;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
Të hartoj dhe rishikoj shkresa ligjore, kërkesa, autorizime, padi, parashtresa, si dhe dokumente të tjera ligjore;
Të hartoj, rishikoj dhe negocioj marrëveshje tregtare të ndryshme, duke siguruar përputhshmëri me praktikat e qeverisjes korporative, rregullat e brendshme, dhe ligjet në fuqi;
Të ofroj këshilla ligjore strategjike për transaksione komplekse, duke identifikuar rreziqet ligjore ashtu që, të rekomandoj strategji mitiguese;
Të këshilloj lidhur me çështjet e të drejtave të pronësisë intelektuale;
Të këshilloj lidhur me projektet e ristrukturimit dhe riorganizimit të strukturës organizative;
Të hartoj dhe/apo rishikoj kërkesat për aprovim në nivel të brendshëm, sa i përket ekzekutimit të transaksioneve të cilat do ndërmerren nga IPKO;
Të rishikoj dhe përditësoj periodikisht aktet nënligjore të kompanisë, për qëllim të pajtueshmërisë ligjore, si dhe Statutin dhe aktet vendimtare;
Të menaxhoj dhe bashkëpunoj me avokatët e jashtëm lidhur me çështjet gjyqësore në të cilat IPKO është palë gjyqëse;
Të udhëheqë procesin e hetimeve të brendshme, duke siguruar informacionet e nevojshme të kërkuara nga auditorët e brendshëm apo jashtëm;
Të përfaqësoj IPKO-në në ndërveprimet e saj me autoritetet rregullative dhe organet e tjera shtetërore;
Të realizoj vlerësim të risqeve në çështjet ligjore, në përputhje me udhëzimet e brendshme dhe të kompanisë amë;
Punë të tjera në suaza të njësisë ligjore, sipas kërkesës së udhëheqësit.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
Diplomë Universitare në fushën e Juridikut;
Përvojë në trajtimin e çështjeve ligjore; min. 3 vite;
Njohuri për ligjin e zbatueshëm për komunikimet elektronike në Kosovë si dhe për ligjet e tjera të zbatueshme në përgjithësi;
Njohuri të shkëlqyeshme në pakon Microsoft Office;
Aftësi të mira ekipore;
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë, Ulpianë dhe/apo Zona Industriale (rruga për Fushë Kosovë).