Zyrtar/e për Siguri Fizike në Njësinë e Menaxhimit të Sigurisë

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Zyrtar/e për Siguri Fizike në Njësinë e Menaxhimit të Sigurisë

  • Mbikqyrja e sigurimit fizik dhe punës së tyre;
  • Menaxhimi i kasafortave dhe kodeve të tyre së bashku me kodet e alarmit të dyqaneve;
  • Monitorimi i kamerave të sigurisë;
  • Monitorimi i serverëve dhe ruajtja e të dhënave të kamerës;
  • Monitorimi i afateve të kontratave, të licencave, të të gjitha pajisjeve të shërbimeve;
  • Ndjekja e instruksioneve të alarmeve të detektimit të objekteve të dyqaneve të IPKOs, alarmeve telefonike në dyqane;
  • Koordinimi me kompaninë kontraktore në koordinim me financat për transport parash nga dyqanet në banka;
  • Krijimi i specifikimeve të ndryshme për performancën dhe monitorimin e situatave deri në nënshkrimin e kontratës;
  • Monitorimi i kontratave të ndryshme ndërlidhur me kontraktorët;
  • Aplikimi i inspektimeve të rregullta të cilat duhet të arkivohen rregullisht;
  • Kryerja e çdo/të gjitha detyrave të tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë:

  • Diplomë Bachelor në fushën përkatëse ose të përafërt
  • Njohuri për: politikat e sigurisë, kamerat e sigurisë dhe sistemet e tjera përkatëse të sigurisë, sistemet për zbulim të ndërhyrjeve.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze
  • Shkathtësi në komunikim verbal dhe në të shkruar.
  • Aftësia për të punuar nën presion.
  • Aftësi për ruajtjen e integritetit profesional.
  • Aftësi për të propozuar iniciativa.
  • Aftësi për përmbushjen e afateve.
  • Punë në zyrë dhe në terren.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Data e fundit për aplikim: 21.11.2022

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
21/11/2022