ZYRTAR/E LIGJOR/E NË DEPARTAMENTIN PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE TË RREGULLATORIT
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
ZYRTAR/E LIGJOR/E NË DEPARTAMENTIN PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE TË RREGULLATORIT
Çka ofrojmë ne?
Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Orari fleksibël i punës gjatë javës;
2 (dy) ditë pune nga shtëpia
Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çfarë presim nga ju?
Përpilon dhe/ose komenton dokumente ligjore, përfshirë por duke mos u limituar në shkresa, kërkesa, autorizime, etj.
Përpilon dhe negocion marrëveshjet në të cilat kompania është palë, dhe përfaqëson këtë të fundit në takimet për ceshtjet ligjore me kontraktorët.
Përcjell zhvillimet e mjedisit rregullator në Kosovë dhe rajon, bën hulumtime ligjore për çështje të ndryshme ligjore dhe përgatitë opinione ligjore.
Ofron mbështetje dhe udhëzime ligjore dhe rregullatore për të gjitha njësitë organizative në kuadër të IPKO-s dhe ndihmon në përgatitjen e parashtresave për rregullatorin.
Përfaqëson kompaninë në ndërveprimet e saj me autoritetet rregullative dhe organet e tjera shtetërore.
Ndihmon në përgatitjen e raporteve të brendshme si dhe organet rregullative në vend.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
Diplomë universitare në fushën e Juridikut apo fushë relevante
Përvojë në trajtimin e çështjeve ligjore; min 2 vite.
Njohuri për ligjin e zbatueshëm për komunikimet elektronike në Kosovë si dhe për ligjet e tjera të zbatueshme në përgjithësi;
Njohuri të shkëlqyeshme në pakon Microsoft Office;
Aftësi të mira ekipore;
Aftësi për të punuar nën presion.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.