ZYRTAR/E LIGJOR/E NË DEPARTAMENTIN PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE TË RREGULLATORIT

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

ZYRTAR/E LIGJOR/E NË DEPARTAMENTIN PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE TË RREGULLATORIT

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës;
  • 2 (dy) ditë pune nga shtëpia
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çfarë presim nga ju?

  • Përpilon dhe/ose komenton dokumente ligjore, përfshirë por duke mos u limituar në shkresa, kërkesa, autorizime, etj. 
  • Përpilon dhe negocion marrëveshjet në të cilat kompania është palë, dhe përfaqëson këtë të fundit në takimet për ceshtjet ligjore me kontraktorët.
  • Përcjell zhvillimet e mjedisit rregullator në Kosovë dhe rajon, bën hulumtime ligjore për çështje të ndryshme ligjore dhe përgatitë opinione ligjore.
  • Ofron mbështetje dhe udhëzime ligjore dhe rregullatore për të gjitha njësitë organizative në kuadër të IPKO-s dhe ndihmon në përgatitjen e parashtresave për rregullatorin.
  • Përfaqëson kompaninë në ndërveprimet e saj me autoritetet rregullative dhe organet e tjera shtetërore. 
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve të brendshme si dhe organet rregullative në vend. 

Çka të nevojitet për të aplikuar: 

  • Diplomë universitare në fushën e Juridikut apo fushë relevante
  • Përvojë në trajtimin e çështjeve ligjore; min 2 vite. 
  • Njohuri për ligjin e zbatueshëm për komunikimet elektronike në Kosovë si dhe për ligjet e tjera të zbatueshme në përgjithësi; 
  • Njohuri të shkëlqyeshme në pakon Microsoft Office;
  • Aftësi të mira ekipore;
  • Aftësi për të punuar nën presion.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë, Zona Industriale

Data e fundit për aplikim: 07.04.2023

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
07/04/2023