Zyrtar/e Ligjor/e

Apliko Tani

Jemi në kërkim të një Zyrtar/e Ligjor/e për t’iu bashkuar ekipit tonë të Njësisë Ligjore, ne Departamentin për Çështje Ligjore dhe të Rregullatorit.

Në këtë rol, do të ofroni mbështetje dhe këshillim ligjor për operacionet e kompanisë, me fokus në pajtueshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe në adresimin e çështjeve ligjore që ndërlidhen me aktivitetin e IPKO-së.

Nëse jeni person analitik/e, njohuri të avancuara ligjore, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira komunikuese, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ju.

 

Çfarë do të bëni?

  • Ofron mbështetje dhe udhëzime ligjore për të gjitha njësitë organizative në kuadër të IPKO-së.
  • Përpilon akte të brendshme normative, marrëveshje komerciale, si dhe shkresa ligjore drejtuar institucioneve përkatëse dhe palëve të treta.
  • Ofron hulumtime, analiza dhe opinione ligjore në mbështetje të vendimmarrjes dhe operacioneve të IPKO-së, dhe menaxhon procesin e legalizimit të infrastrukturës mobile.
  • Mbështet menaxhimin dhe trajtimin e kontesteve gjyqësore, në koordinim me palët dhe përfaqësuesit ligjorë përkatës.
  • Trajton kërkesat e pranuara nga institucionet kompetente dhe koordinon përmbushjen e tyre, në përputhje me kërkesat dhe afatet ligjore.
  • Përpilon raporte periodike, si dhe kujdeset për komunikimin dhe raportimin në Telekom Slovenije, si shoqëria aksionare.
  • Monitoron zhvillimet në legjislacionin dhe kuadrin rregullator relevant dhe informon njësitë përkatëse për ndryshimet me ndikim në operacionet e tyre.

 

Çfarë kërkojmë?

  • Diplomë universitare Bachelor në Drejtësi.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur.
  • Njohuri të legjislacionit relevant të zbatueshëm në Kosovë.
  • Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e pakos Microsoft Office.
  • Minimum 2 vite përvojë pune në trajtimin e çështjeve ligjore.

Çfarë ofrojmë?

  • Programe trajnimi dhe zhvillimi profesional
  • Program për mirëqenien e punonjësve
  • Sigurim shëndetësor
  • Internet, DTV dhe shërbime telefonike IPKO pa pagesë

 

Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e IPKO-së!

IPKO është e përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret aplikimet nga të gjithë kandidatët e kualifikuar.

 

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: 7 shtator 2026

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
07/09/2026