Zyrtar/e i/e Inteligjencës në Shitje

Apliko Tani

Zyrtari/ja i/e Inteligjencës në Shitje  – do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Përgatitë raporte mujore të shitjes dhe synon automatizimin dhe përmirësimin e tyre.
  • Ndihmon në përcaktimin dhe përcjelljen e caqeve të Shitjes për të gjitha njësitë e biznesit.
  • Ofron informata analitike dhe informata kyçe për menaxhmentin e lartë duke përfshirë rreziqet dhe mundësitë potenciale që ndërlidhen me të hyrat e kompanisë.
  • Angazhohet në përmirësimin dhe sjelljen e produkteve dhe shërbimeve inovative të IPKO-s (në pjesën e shitjes).
  • Në bashkëpunim me departamentet përkatëse, punon në përmirësimin e burimeve ekzistuese të të dhënave me qëllim të raportimit më të mirë.
  • Rregullisht informon menaxhmentin për rreziqet dhe mundësitë potenciale që lidhen me të ardhurat e IPKO’s.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri / mbikëqyrësi në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të mirë për mjetet analitike.
  • Njohuri për baza të të dhënave dhe sistemet e raportimit.
  • Njohuri të specializuara për sistemet për menaxhimin e informatave.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të pakos Microsoft Office.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi të fuqishme analitike dhe vendimmarrëse.
  • Aftësi për këshillimin dhe zhvillimin e punonjësve.
  • Njohje e rrjedhshme e gjuhëve shqipe dhe angleze.

Edukimi i kërkuar: Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi ose fushë të ngjashme.

Përvojë e kërkuar e punës: Së paku 2 vite përvojë në shitje.

Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 07.02.2021.

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
07/02/2021