Zyrtari/ja i/e Inteligjencës në Shitje – do t’i ketë këto përgjegjësi:
Përgatitë raporte mujore të shitjes dhe synon automatizimin dhe përmirësimin e tyre.
Ndihmon në përcaktimin dhe përcjelljen e caqeve të Shitjes për të gjitha njësitë e biznesit.
Ofron informata analitike dhe informata kyçe për menaxhmentin e lartë duke përfshirë rreziqet dhe mundësitë potenciale që ndërlidhen me të hyrat e kompanisë.
Angazhohet në përmirësimin dhe sjelljen e produkteve dhe shërbimeve inovative të IPKO-s (në pjesën e shitjes).
Në bashkëpunim me departamentet përkatëse, punon në përmirësimin e burimeve ekzistuese të të dhënave me qëllim të raportimit më të mirë.
Rregullisht informon menaxhmentin për rreziqet dhe mundësitë potenciale që lidhen me të ardhurat e IPKO’s.
Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri / mbikëqyrësi në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri të mirë për mjetet analitike.
Njohuri për baza të të dhënave dhe sistemet e raportimit.
Njohuri të specializuara për sistemet për menaxhimin e informatave.
Njohuri të shkëlqyeshme të pakos Microsoft Office.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi të fuqishme analitike dhe vendimmarrëse.
Aftësi për këshillimin dhe zhvillimin e punonjësve.
Njohje e rrjedhshme e gjuhëve shqipe dhe angleze.
Edukimi i kërkuar: Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
Përvojë e kërkuar e punës: Së paku 2 vite përvojë në shitje.
Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.