IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Udhëheqës/e i/e Ekipit të Faturimit dhe Tarifimit
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
Udhëheqësi i ekipit të Faturimit & Tarifimit menaxhon punën e sistemeve / analizave afariste të Faturimit dhe Tarifimit dhe punën e ekipit të Faturimit dhe Tarifimit.
Ofron dhe organizon mbështetje për projektet e Faturimit dhe Tarifimit, projektet e infrastrukturës të Faturimit dhe Zhvillimin e projekteve të Softuerit për të mbështetur nevojat afariste.
Menaxhon dhe motivon drejtpërdrejtë ekipin e Faturimit dhe Tarifimit, duke maksimizuar kontributin e tyre individual, duke ndihmuar në ngritjen e tyre profesionale.
Menaxhon zhvillimin, implementimin dhe optimizmin e ambientit operues për të arritur rezultate të mira afariste.
Siguron që faturimi është kryer saktësisht dhe me kohë.
Siguron zhvillimin softuerik të produkteve e tarifave me kohë.
Përgjegjës për caktimin e ekipeve për mbështetje të sistemit 24/7.
Aftësitë kryesore, njohuritë, aftësitë e kërkuara, ju lutemi që të specifikoni ato esenciale dhe të dëshiruara:
Të kuptojë në mënyrë të shkëlqyeshme platformat e faturimit dhe tarifimit.
Aftësi për të zgjidhur probleme komplekse nën presion kohor dhe me resurse të kufizuara;
Aftësi të punoj në ambient të ndryshimeve të shpejta dhe dinamike;
Aftësi të mbështes të gjitha projektet e planifikuara njëkohësisht;
I/e organizuar mirë, i vëmendshëm dhe detajist.
I gatshëm për të zgjidhur problemet dhe për të përmirësuar proceset e njësitit të mbështetjes së sistemeve të biznesit dhe kompaninë në tërësi.
Diplomë në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike ose diplomë ekuivalente.
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (të shkruar dhe të folur).
Minimum pesë (5) vite përvojë pune në zhvillimin e platformave softuerike “Enterprise Resource Planning (ERP)” apo tre (3) vite në ato për Faturim dhe Tarifim,
Përvoja në udhëheqjen e ekipeve për zhvillim softuerik në platformat e lartëpërmendura do të konsiderohet si avantazh,
Njohja dhe përvoja në teknologjitë Unix/Linux, Oracle DB dhe të zhvillimit në PL/SQL, JAVA, PHP/MySQL do të konsiderohet si avantazh.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.