Udhëheqës/e i/e Ekipit të Faturimit dhe Tarifimit

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Udhëheqës/e i/e Ekipit të Faturimit dhe Tarifimit 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Udhëheqësi i ekipit të Faturimit & Tarifimit menaxhon punën e sistemeve / analizave afariste të Faturimit dhe Tarifimit dhe punën e ekipit të Faturimit dhe Tarifimit.
  • Ofron dhe organizon mbështetje për projektet e Faturimit dhe Tarifimit, projektet e infrastrukturës të Faturimit dhe Zhvillimin e projekteve të Softuerit për të mbështetur nevojat afariste. 
  • Menaxhon dhe motivon drejtpërdrejtë ekipin e Faturimit dhe Tarifimit, duke maksimizuar kontributin e tyre individual, duke ndihmuar në ngritjen e tyre profesionale.
  • Menaxhon zhvillimin, implementimin dhe optimizmin e ambientit operues për të arritur rezultate të mira afariste. 
  • Siguron që faturimi është kryer saktësisht dhe me kohë. 
  • Siguron zhvillimin softuerik të produkteve e tarifave me kohë.
  • Përgjegjës për caktimin e ekipeve për mbështetje të sistemit 24/7.  

Aftësitë kryesore, njohuritë, aftësitë e kërkuara, ju lutemi që të specifikoni ato esenciale dhe të dëshiruara: 

  • Të kuptojë në mënyrë të shkëlqyeshme platformat e faturimit dhe tarifimit. 
  • Aftësi për të zgjidhur probleme komplekse nën presion kohor dhe me resurse të kufizuara; 
  • Aftësi të punoj në ambient të ndryshimeve të shpejta dhe dinamike;
  • Aftësi të mbështes të gjitha projektet e planifikuara njëkohësisht; 
  • I/e organizuar mirë, i vëmendshëm dhe detajist. 
  • I gatshëm për të zgjidhur problemet dhe për të përmirësuar proceset e njësitit të mbështetjes së sistemeve të biznesit dhe kompaninë në tërësi. 
  • Diplomë në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike ose diplomë ekuivalente. 
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (të shkruar dhe të folur). 
  • Minimum pesë (5) vite përvojë pune në zhvillimin e platformave softuerike “Enterprise Resource Planning (ERP)” apo tre (3) vite në ato për Faturim dhe Tarifim, 
  • Përvoja në udhëheqjen e ekipeve për zhvillim softuerik në platformat e lartëpërmendura do të konsiderohet si avantazh,
  • Njohja dhe përvoja në teknologjitë Unix/Linux, Oracle DB dhe të zhvillimit në PL/SQL, JAVA, PHP/MySQL do të konsiderohet si avantazh.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë. 

Vendi: Prishtinë

Data e fundit per aplikim: 27.12.2022

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
27/12/2022