Teknik i Rrjetit – Operiacione dhe Mirëmbajtje në Terren

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

Teknik i Rrjetit – Operiacione dhe Mirëmbajtje në Terren

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Programi i mirëqenies së punonjësve;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës
  • Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile
    (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Çfarë presim nga ju?

  • Zbaton procedurat, detyrat dhe aktivitetet në fushën e punës,
  • Kryen punë të kërkuara të mirëmbajtjes dhe intervenimit,
  • Përgatitja e zgjidhjeve teknike dhe përmirësimeve në lidhje me aktivitetet e punes,
  • Koordinon dhe mbikëqyr punën e kontraktorëve të jashtëm
  • Mban shënime dhe i fut ato në sistem,
  • Përgatit analiza dhe raporte në lidhje me aktivitetet e punes
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.

Çka të nevojitet për të aplikuar:

  • Diplomë e shkollës së mesme ne profilet teknike,
  • Njohuri të avancuara të paketës MS Office;
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • I gatshëm për punë te pavarur dhe vetë-iniciativë;
  • Njohuri aktive të gjuhës angleze;
  •   Kërkesa Specifike:

 

Gatishmëri për të punuar në terren/operacione – mbi 50% te aktiviteteve janë në terren

  • Aftësi për të punuar në lartësi
    Vendi i punës: IPKO System Building

Data e fundit për aplikim: 20.08.2024

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
20/08/2024