Teknik i Fibrave Optike

Apliko Tani

Rëndësia e pozitës së Teknikut të Fibrave Optike është ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të fibrave optike dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Lidhjet me kabllo optike të projekteve HFC, GPON.
  • Splajsimi (Terminimi me fusion) i fijeve të kabllove optike.
  • Ndërtimi i rrjetave me kabllo optike në pika shpërndarëse (Headend) paisjet aktive dhe pasive.
  • Intervenimet dhe riparimet emergjente të rrjetave me kabllo optike.
  • Modifikimet e rrjetave me kabllo optike.
  • Vizitat në teren tek klientët që kërkojnë të kyçen në rrjetin e IPKO-së në koordinim me departamentin e planifikimit dhe të shitjes.
  • Mbështetje teknike për njësinë e mirëmbajtjes në raste të mosfunksionimit të rrjetit kabllor, pjesa e fibrave optike.
  • Mbikëqyrja e kontraktorëve gjatë implementimit të rrjetave  optike.
  • Matjet e fijeve optike me instrumente matëse.
  • Raportimi tek mbikëqyrësit.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

 

  • Njohuri të mira teknike dhe njohuri në rrejtat optike.
  • Është e preferuar e kaluara profesionale në IT, rrjeta, dhe aplikacione në bazë të Microsoft.
  • Të ketë njohuri në punën me pajisjet matëse: OTDR, Optical Power Meter, Spectrum Analyzer.
  • Duhet të ketë aftësi të mira komunikuese, i motivuar për punë në ekipe dhe  bashkëpunim të mirë me ekipet kontraktuese.
  • Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim.
  • Të jetë në gjendje të zgjidhë problemet dhe të japë propozime të reja.
  • Të jetë në gjendje të punojë nën presion dhe po të jetë e nevojshme edhe jashtë orarit të punës.
  • Të jetë në gjendje të mbaj kujdestari jashtë orarit të punës në rast të kërkesës.
  • Aftësi për të punuar në ambiente stresuese dhe nën presion të punës.

Edukimi dhe Kualifikimet profesionale për pozitën:

 

  • Shkollë e mesme profesionale Elektronikë / Informatikë.
  • Çertifikata dhe kualifikime në fushën e rrjetave optike.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 19.02.2022.

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
19/02/2022