Teknik i Fibrave Optike
Rëndësia e pozitës së Teknikut të Fibrave Optike është ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të fibrave optike dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Lidhjet me kabllo optike të projekteve HFC, GPON.
- Splajsimi (Terminimi me fusion) i fijeve të kabllove optike.
- Ndërtimi i rrjetave me kabllo optike në pika shpërndarëse (Headend) paisjet aktive dhe pasive.
- Intervenimet dhe riparimet emergjente të rrjetave me kabllo optike.
- Modifikimet e rrjetave me kabllo optike.
- Vizitat në teren tek klientët që kërkojnë të kyçen në rrjetin e IPKO-së në koordinim me departamentin e planifikimit dhe të shitjes.
- Mbështetje teknike për njësinë e mirëmbajtjes në raste të mosfunksionimit të rrjetit kabllor, pjesa e fibrave optike.
- Mbikëqyrja e kontraktorëve gjatë implementimit të rrjetave optike.
- Matjet e fijeve optike me instrumente matëse.
- Raportimi tek mbikëqyrësit.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Njohuri të mira teknike dhe njohuri në rrejtat optike.
- Është e preferuar e kaluara profesionale në IT, rrjeta, dhe aplikacione në bazë të Microsoft.
- Të ketë njohuri në punën me pajisjet matëse: OTDR, Optical Power Meter, Spectrum Analyzer.
- Duhet të ketë aftësi të mira komunikuese, i motivuar për punë në ekipe dhe bashkëpunim të mirë me ekipet kontraktuese.
- Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim.
- Të jetë në gjendje të zgjidhë problemet dhe të japë propozime të reja.
- Të jetë në gjendje të punojë nën presion dhe po të jetë e nevojshme edhe jashtë orarit të punës.
- Të jetë në gjendje të mbaj kujdestari jashtë orarit të punës në rast të kërkesës.
- Aftësi për të punuar në ambiente stresuese dhe nën presion të punës.
Edukimi dhe Kualifikimet profesionale për pozitën:
- Shkollë e mesme profesionale Elektronikë / Informatikë.
- Çertifikata dhe kualifikime në fushën e rrjetave optike.
Vendi i punës: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 19.02.2022.