Udhëheq dhe ekzekuton projekte me vlera të mëdha me ndikim të madh në rrjedhën e të ardhurave të kompanisë dhe numrat e përdoruesve,
Zhvillon analiza të thella të tregut dhe krijon mundësi biznesi – duke u përqendruar në nevojat e klientëve – në lansimin e produkteve të reja për të arritur objektivat strategjike të kompanisë.
Merr pjesë në mënyrë aktive në dizajnimin e produkteve/shërbimeve të reja dhe zhvillon portofolin e produkteve/shërbimeve për nevoja të klientëve rezidencial dhe të biznesit.
Menaxhon ciklin jetësor të produkteve/shërbimeve sipas strategjive të qasjes ndaj tregut për segmentin e fiksit.
Zbaton procesin e zhvillimit të produktit apo shërbimit përgjatë gjithë projektit dhe ciklit jetësor të produktit (gjatë gjithë fazave të procesit).
Bën vlerësimin e pas-lansimit për projektet e sapo zbatuara dhe rishikon portofolin e produkteve individuale.
Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Te kuptuarit tregun e permbajtjes dhe programacionit nga te gjitha fushat; sportit, filmit artistik, dokumentar, te animuar etj.
Aftësi për të identifikuar dhe kuptuar trendet e tregut si dhe konkurrencën e drejtpërdrejtë dhe atë të tërthortë, grupet e synuara (blerësit), inovacionet e rëndësishme teknologjike.
Të kuptuarit e tregut të fiksit dhe përmbajtjes së industrisë.
Shkathtësi të fuqishme analitike.
Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me gojë dhe me shkrim (me theks të veçantë në gjuhën Angleze).
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
Njohuri mbi pakon e Microsoft Office.
Pervoja e punës e kërkuar: Përvojë në marketing minimum 2 vite.
Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.