Specialist i produkteve

Apliko Tani

Specialist i produkteve

  • Udhëheq dhe ekzekuton projekte me vlera të mëdha me ndikim të madh në rrjedhën e të ardhurave të kompanisë dhe numrat e përdoruesve,
  • Zhvillon analiza të thella të tregut dhe krijon mundësi biznesi – duke u përqendruar në nevojat e klientëve – në lansimin e produkteve të reja për të arritur objektivat strategjike të kompanisë.
  • Merr pjesë në mënyrë aktive në dizajnimin e produkteve/shërbimeve të reja dhe zhvillon portofolin e produkteve/shërbimeve për nevoja të klientëve rezidencial dhe të biznesit.
  • Menaxhon ciklin jetësor të produkteve/shërbimeve sipas strategjive të qasjes ndaj tregut për segmentin e fiksit.
  • Zbaton procesin e zhvillimit të produktit apo shërbimit përgjatë gjithë projektit dhe ciklit jetësor të produktit (gjatë gjithë fazave të procesit).
  • Bën vlerësimin e pas-lansimit për projektet e sapo zbatuara dhe rishikon portofolin e produkteve individuale.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Te kuptuarit tregun e permbajtjes dhe programacionit nga te gjitha fushat; sportit, filmit artistik, dokumentar, te animuar etj.
  • Aftësi për të identifikuar dhe kuptuar trendet e tregut si dhe konkurrencën e drejtpërdrejtë dhe atë të tërthortë, grupet e synuara (blerësit), inovacionet e rëndësishme teknologjike.
  • Të kuptuarit e tregut të fiksit dhe përmbajtjes së industrisë.
  • Shkathtësi të fuqishme analitike.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me gojë dhe me shkrim (me theks të veçantë në gjuhën Angleze).
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Njohuri mbi pakon e Microsoft Office.

 

Pervoja e punës e kërkuar: Përvojë në marketing minimum 2 vite.

Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
26/11/2019