SPECIALIST I MEDIAVE SOCIALE

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

SPECIALIST I MEDIAVE SOCIALE

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës;
  • 2 (dy) ditë pune nga shtëpia;
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çfarë presim nga ju?

  • Krijon, implementon dhe inkurajon strategjinë e mediave sociale dhe implementimin e saj në kulturën organizative.
  • Menaxhon praninë e kompanisë në të gjitha mediat sociale.
  • Siguron se të gjitha platformat e IPKO-s në mediat sociale implementohen dhe mirëmbahen si duhet.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze
  • Njohuri të shkëlqyeshme të pakos “Microsoft Office”.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  •  Saktësi, besueshmëri dhe përgjegjësi;
  • Pavarësi dhe vetë-iniciativë.
  • Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Çka të nevojitet për të aplikuar: 

  • Njohuri të thellë për platformat e mediave sociale, teknikat e reklamimit, dhe menaxhimit të marrëdhënieve publike.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për ti’u kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Aftësi të fuqishme analitike.
  • Aftësitë për të punuar në ekip si dhe për të punuar nën presion.
  • Përvojë në marketing, fushën e rrjeteve sociale ose të ngjashme min. 2 vite
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze
  • Mendje kreative, shkathtësi në komunikim me mirësjellje. 
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Kryesisht punë në zyrë; Sipas nevojës, punë në terren
  • Diplomë bachelor në Biznes, Ekonomi ose Marketing

 

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Data e fundit për aplikim: 27.02.2023

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
27/02/2023