SPECIALIST/E TË MARKETINGUT

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj rradhe po shpallim konkurs për:

SPECIALIST/E TË MARKETINGUT

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme

 të shpërblimeve;

  • Orari fleksibël i punës gjatë javës;
  • 2 (dy) ditë pune nga shtëpia
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile

(MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);

  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Çfarë presim nga ju?

  • Zhvillon dhe zbaton strategji komunikimi që përfshin shtrirjen në mediat masive.
  • Planifikon, organizon dhe menaxhon ngjarjet me klientë dhe ato të korporatave.
  • Zbaton çdo të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër

 të fushës së përgjegjësisë.

Çka të nevojitet për të aplikuar:

  • Diplomë Universitare në fushat Marketing, Menaxhment apo të ngjashme;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të pakos Microsoft Office;
  • Njohuri të shkëlqyeshme për reklamimin kreativ, tregun dhe grupet e segmenteve, menaxhimin e evenimenteve dhe pozicionimin e brendit, produktet dhe shërbimet e IPKO-s;
  • Përvojë në marketing minimum 2 vite;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze;
  • Mendje kreative, shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin;
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave;
  • Aftësi për të punuar nën presion;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Zhvillim i strategjive efektive të komunikimit të korporatës;
  • Hartimi i përmbajtjes për mediat masive;
  • Menaxhon tërë procesin e fushatave komunikuese duke përfshirë edhe promocionet.

 

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale

Afati i fundit për aplikim: 27.10.2023

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
27/10/2023