Specialist/e për Learning & Development

Apliko Tani

IPKO është një kompani dinamike që investon në zhvillimin profesional dhe rritjen e vazhdueshme të punonjësve të saj. Për të forcuar ekipin tonë të Burimeve Njerëzore, jemi në kërkim të një Specialist/e për Learning & Development, i/e cili/a do të ndihmojë në krijimin dhe implementimin e programeve të trajnimit dhe zhvillimit për stafin.

 

Përgjegjësitë Kryesore

  • Identifikimi i nevojave për trajnim dhe zhvillim në nivel individual dhe organizativ.
  • Hartimi, koordinimi dhe implementimi i programeve të trajnimit dhe zhvillimit profesional.
  • Organizimi i trajnimeve të brendshme dhe bashkëpunimi me trajnerë të jashtëm.
  • Monitorimi dhe vlerësimi i efektivitetit të programeve të trajnimit.
  • Mbështetja e proceseve të onboarding dhe zhvillimit të karrierës së punonjësve.
  • Krijimi i planeve të zhvillimit për punonjësit dhe ekipet.
  • Menaxhimi i platformave të mësimit (LMS)
  • Përgatitja e raporteve dhe analizave mbi aktivitetet e zhvillimit dhe performancës së trajnimeve.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me menaxherët dhe HR për zhvillimin e talenteve dhe planifikimin e pasardhësve.

 

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Menaxhim Biznesi, Psikologji, Edukim ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2–4 vite përvojë pune në Learning & Development, Trajnim, HR ose role të ngjashme.
  • Përvojë në hartimin dhe ofrimin e programeve të trajnimit.
  • Njohuri të metodologjive moderne të të nxënit dhe zhvillimit profesional.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe prezantuese.
  • Aftësi analitike për matjen e ndikimit të programeve të trajnimit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.

 

Ne Ofrojmë

  • Pagë konkurruese dhe paketë benefitesh.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe certifikime.
  • Ambient pune bashkëpunues dhe inovativ.
  • Mundësi për të ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e talenteve brenda kompanisë.

 

Lokacioni Punës 

Prishtinë – Ulpianë

 

Afati për aplikim 

31 maj 2026

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
31/05/2026