IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Specialisti/ja i/e Komunikimit ne Marketing i raporton Menaxherit te Komunikimit ne Marketing dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Menaxhon fushatat e reklamimit në masmedia si dhe fushatat e reklamimit të drejtpërdrejtë (ang: ATL & BTL Advertising), në komunikim të ngushtë me agjencinë dhe dizajnerin.
Menaxhon tërë procesin e fushatave të komunikimit, duke përfshirë kanalet e komunikimit, përpilimin e teksteve, promovimin e produkteve.
Planifikon, menaxhon dhe organizon e ngjarjet e korporatës.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri të shkëlqyeshme të pakos “Microsoft Office”
Njohuri për reklamimin kreativ; njohuri për tregun e telekomunikimit dhe grupet e segmenteve;
Njohuri për menaxhimin e evenimenteve promovuese që ndihmojnë në promovimin e produkteve dhe shërbimeve specifike në treg;
Si dhe njohuri për pozicionimin e brendit.
Njohuri në dizajn dhe “Adobe Illustrator “ dhe “Photoshop”
Pervoja e punës e këruar: Pervoje ne marketing min 2 vite.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.