Specialisti/ja i/e Komunikimit ne Marketing i raporton Menaxherit te Komunikimit ne Marketing dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Menaxhon tërë procesin e fushatave komunikuese të shkallës së ulët, duke përfshirë edhe promocionet.
Menaxhon tërë procesin e fushatave të komunikimit, duke përfshirë kanalet e komunikimit,
Menaxhon faqen e internetit (përditësimin e informatave, kohën dhe cilësinë, monitorimin e vizitave).
Planifikon, organizon dhe menaxhon ngjarjet me klientë dhe ato të korporatave. Zbaton çdo/të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri ose ZKM në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri të shkëlqyeshme të pakos “Microsoft Office”
Njohuri për reklamimin kreativ; njohuri për tregun e telekomunikimit dhe grupet e segmenteve;
Njohuri për menaxhimin e evenimenteve promovuese që ndihmojnë në promovimin e produkteve dhe shërbimeve specifike në treg;
Si dhe njohuri për pozicionimin e brendit.
Njohuri në dizajn dhe “Adobe Illustrator “ dhe “Photoshop”
Përvoja e punës e kërkuar: përvojë në marketing min 2 vite.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.