Specialisti/ja i/e Inteligjencës së Biznesit i raporton menaxherit/es të Inteligjencës së dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Pranimi i kërkesave për raporte të ndryshme nga produktet dhe ekipet tjera;
Vlerëson dhe grumbullon informacionet e nevojshme mbi të dhënat për përgatitjen e kërkesës/raportit të kërkuar;
Nxjerrja, përpunimi, analizimi i të dhënave të kërkuara;
Prezantimi i të dhënave të përpunuara dhe të pa përpunuara;
Ndihmon në interpretimin e të dhënave dhe ofron këshilla lidhur me atë se si të përmirësohet një produkt/shërbim;
Shkruan kode në SQL për nxjerrjen e të dhënave;
Dizajnon, analizon dhe zhvillon raporte në SAP BO, PowerPivot, Microsoft Excel etj.;
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri në gjuhët programuese SQL dhe PL/SQL;
Njohuri në paketën Microsoft Office, posaçërisht në Microsoft Excel;
Aftësi të larta analitike për të zgjidhur apo prezantuar të dhënat në mënyrë sa më të kuptueshme;
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave;
Aftësi për të punuar nën presion;
Aftësi për të punuar në ekip;
Mundësi për të punuar jashtë orarit kurdo që është e nevojshme;
Njohuri në të folur dhe në të shkruar në gjuhën Angleze;
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Shkollimi: Diplomë Bachelor/Master në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike apo në fushë të ngjashme ose trajnime/certifikime në modelim dhe raportim të dhënash;
Përvoja e punës: Përvojë në fushën e inteligjencës së biznesit apo kontrollit, min. 2 vite