Specialisti/ja i/e Hulumtimit të Tregjeve do t’i ketë këto përgjegjësi:
Zbaton dhe raporton hulumtime cilësore dhe sasiore të tregut dhe mbledh/analizon informata duke përdorur metoda dhe teknika të ndryshme hulumtuese.
Planifikon dhe udhëheq projekte hulumtuese brenda kompanisë bazuar në afatet e paracaktuara sipas planit të aprovuar.
Koordinon implementimin e hulumtimeve primare të projekteve me agjenci hulumtuese të jashtme bazuar në afatet e paracaktuara sipas planit të aprovuar.
Përgatit projekte të hulumtim me objektiva të qarta kërkimore, madhësinë e kampionit, kornizën kohore dhe identifikon metodologjinë e hulumtimit.
Përcjell dhe monitoron të gjitha rezultatet e hulumtimeve primare dhe ato që realizohen brenda kompanisë si dhe bën implementimin e rezultateve në kompani nga njësitë përgjegjëse.
Mbledh të dhëna nga burime të ndryshme dhe i përdor ato për të mundësuar procesin e vendimmarrjes në të gjitha njësitë e marketingut.
Përgaditë analiza të detajuara të rezultateve nga studimet e kryera të hulumtimit të tregut dhe prezanton rekomandimet tek klientët përkatës të brendshëm.
Kryen vizita në teren dhe të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri të shkëlqyeshme të: softuerëve statistikore për hulumtim; metodologjive për hulumtim kualitativ dhe sasior; shkathtësive për prezantim.
Përvojë në analizë dhe hulumtim të tregut së paku dy vite
Aftësi për të menaxhuar projektet e hulumtimit nga fillimi deri në fund.
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhën Shqipe dhe Angleze
Aftësi për organizimin e detyrave të shumëfishta dhe përcaktimin e prioriteteve.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi për të punuar në ekip.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.