IPKO është një kompani që vlerëson mirëqenien dhe zhvillimin profesional të punonjësve të saj. Ne jemi të përkushtuar për krijimin e një ambienti pune të shëndetshëm, mbështetës dhe produktiv, dhe po kërkojmë një Psikolog/e e Kompanisë për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Përgjegjësitë Kryesore
Ofrimi i këshillimit psikologjik konfidencial për punonjësit.
Vlerësimi i mirëqenies së stafit dhe rekomandimi i strategjive për përmirësim.
Hartimi dhe zbatimi i programeve për shëndetin mendor, menaxhimin e stresit dhe zhvillimin e reziliencës.
Mbështetja në zgjidhjen e konflikteve dhe përmirësimin e komunikimit ndërmjet ekipeve.
Bashkëpunimi me departamentin e Burimeve Njerëzore për iniciativa të mirëqenies organizative.
Ofrimi i mbështetjes psikologjike në situata sfiduese ose krizash.
Organizimi i trajnimeve dhe punëtorive mbi mirëqenien emocionale, menaxhimin e stresit dhe komunikimin efektiv.
Monitorimi i klimës organizative dhe ofrimi i rekomandimeve për përmirësim.
Kualifikimet dhe Kërkesat
Diplomë universitare në Psikologji (preferohet nivel Master).
Licencë profesionale për ushtrimin e profesionit (sipas legjislacionit në fuqi).
Minimumi 2–5 vite përvojë pune në fushën përkatëse.
Njohuri të mira në psikologjinë organizative, këshillim psikologjik dhe mirëqenie në vendin e punës.
Aftësi shumë të mira komunikimi, empatie dhe menaxhimi konfliktesh.
Integritet i lartë profesional dhe ruajtje e konfidencialitetit.
Përvoja në mjedis korporativ konsiderohet përparësi.
Ne Ofrojmë
Pagë konkurruese dhe benefite tërheqëse.
Ambient pune profesional dhe mbështetës.
Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në mirëqenien e punonjësve.