PROGRAMI I PRAKTIKËS SË VERËS – DEPARTAMENTI TEKNIK

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për programin e praktikës së verës:

 

  • Njësia e Infrastrukturës së IT-së;
  • Njësia e Inxhineringut;
  • Njësia e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes.

 

 

Kush jemi ne?

Mosha

  • 71% e punonjësve janë në moshë 21-40; 

Besnik dhe të lidhur: 

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; 
  • Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
  • Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren
  • Dëshmi që jeni student ose keni diplomë universitare;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Infrastruktura e IT-së

  • Menaxhimi i tiketave – Praktikantët do të mësojnë si të përshkruajnë dhe të klasifikojnë problemet e raportuara dhe do të sigurohen që tiketat të drejtohen të personat e duhur për t’u adresuar
  • Komunikimi me klientët ku kryhen detyra të komunikimit me klientët, duke përgjigjur në telefon ose email dhe ofruar ndihmë për problemet e tyre. Ata do të mësojnë si të komunikojnë me klientët në mënyrë efektive dhe të ofrojnë zgjidhje të thjeshta për sfidat e tyre të IT-së.
  • Zgjidhja e problemeve të thjeshta të klientëve si për shembull : Reset/Unlock i fjalëkalimeve, vendosja e konfigurimeve të thjeshta ose zgjidhja e problemeve të lidhura me pajisjet fizike të IT-së.
  • Probleme me kompjuterin, printerin, sistemin operativ, me aplikacionet, viruset dhe sigurinë: Praktikantët mund të përballojnë probleme të ndryshme të çështjeve që lidhen me funksionet si më lart si dhe të angazhohen në zgjidhjen e tyre.

Njësia e Inxhineringut;

  • Kontrolli ditor i kontraktorëve në Implementimin e punëve ditore;
  • Asiston në pranimin e shënimeve dhe ofrimi i alternativave për lidhjen e klientave potencialë;
  • Asiston në monitorimin e platformave JIRA dhe VCCE;
  • Asiston në vizitat në terren tek klientët që kërkojnë të kyçen në rrjetin e IPKO-së në koordinim me departamentin e planifikimit dhe të shitjes;
  • Asiston në pranimet teknike të punëve të përfunduara nga kontraktorët dhe raportimi i tyre; 
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
  • Marrja e shënimeve në terren sipas nevojës me qëllim të planifikimit të rrjetit;
  • Asiston në hapjen e kërkesave të punës në JIRA për ekipet e implementimit dhe ekipet tjera sipas nevojës;
  •  Mbështetje teknike për departamentet tjera sipas kërkesës;
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Njësia e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes

    • Asiston në restauriminin e elementeve të rrjetit dhe/ose shërbimeve në të gjitha teknologjitë dhe sistemet që përdoren.
    • Asiston në ofrimin e mbështetjeve teknike sipas nevojës për kontraktorët dhe klientët.
    • Merr pjesë në zgjidhjen e tiketave të defekteve.
    • Asiston në përcjelljen e kërkesave ad-hoc lidhur me intervenimet dhe aktivitetet.

 

  • Kryen të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

 

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Dëshmi që jeni student/e i/e fakultetit i shkencave kompjuterike, inxhinierisë ose fushë relevante ose keni diplomë universitare.
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike, njohuri të mira të platformave dhe softuerëve që përdoren;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze;
  •  Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Të fokusuar në detaje dhe të organizuar.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Lokacioni: Prishtinë, Zonë Industriale

Data e fundit për aplikim: 02.06.2023

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
02/06/2023