PROGRAMI I PRAKTIKËS SË VERËS – DEPARTAMENTI I SHITJES
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për programin e praktikës së verës:
Kush jemi ne?
Mosha
71% e punonjësve janë në moshë 21-40;
Besnik dhe të lidhur:
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite;
Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren.
Merret me shitjen, kontratat e shitjes, instalimet e reja, zëvendësimin e pajisjeve dhe me çdo pyetje/kërkesë apo ankesë tjetër të klientëve në përputhje me proceset, procedurat dhe udhëzimet e dhëna nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë, dhe promovon shitjen e produkteve.
Prezanton oferta shtesë të IPKO-së për klientët duke u përpjekur që të rrisë shitjen në dyqan, të shes edhe shërbime të tjera të cilat klienti nuk është duke i përdorur, përmes shpërndarjes së fletushkave me ofertat tona më atraktive.
Organizon dhe regjistron në sistem të gjitha informatat e nevojshme të klientit dhe kompanisë, si dhe përditëson informatat ekzistuese të klientëve me qëllim që të siguroj të dhëna të përditësuara në sistem.
Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Dëshmi që jeni student ose keni diplomë universitare;
Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë, njohuri të mira të platformave dhe softuerëve që përdoren;
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi. Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Të fokusuar në detaje dhe të organizuar.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.