PROGRAMI I PRAKTIKËS SË VERËS – DEPARTAMENTI I MARKETINGUT

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për programin e praktikës së verës:

  • Njësia e Shërbimit ndaj KlientitAdd New
  • Qendër e Thirrjeve
  • Zyrë Mbështetëse

Kush jemi ne?

Mosha

  • 71% e punonjësve janë në moshë 21-40;

Besnik dhe të lidhur:

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite;
  • Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
  • Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren
  • Dëshmi që jeni student ose keni diplomë universitare;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Për Qendrën e Thirrjeve:

 

  • Kryen në mënyrë efektive pranimin e thirrjeve nga klientët  për të zgjidhur të gjitha kërkesat, shqetësimet dhe ankesat e tyre, dhe iu ofron te gjitha informatat e nevojshme me kohë.
  • Ofron shërbimet e  aktivizimit/ de aktivizimit për shërbimet individuale.
  • Kujdeset që klientët të marrin përgjigje në lidhje me pyetjet, kërkesat ose ankesat e tyre, duke siguruar informata të sakta, duke mbledh opinione ose bërë anketa.

Për Zyrën Mbështetëse:

 

  • Siguron futjen me kohë dhe në bazë të procedurave të të dhënave për të gjitha shërbimet,.
  • Rregullon llogaritë e klientëve, kur kërkohet, bazuar në aprovimet paraprake nga menaxhmenti.
  • Kategorizon dhe arkivon të gjithë formularët dhe kontratat e klientëve të biznesit dhe ata të residencialë, në përputhje me procedurat.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Dëshmi që jeni student ose keni diplomë universitare
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë, njohuri të mira të platformave dhe softuerëve që përdoren;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi. Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Të fokusuar në detaje dhe të organizuar.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Lokacioni: Prishtinë, Zonë Industriale

Data e fundit për aplikim: 29.05.2023

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
29/05/2023