PROGRAMI I PRAKTIKËS SË VERËS – DEPARTAMENTI I ADMINISTRATËS

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për programin e praktikës së verës:

Kush jemi ne?

Mosha

  • 71% e punonjësve janë në moshë 21-40; 

Besnik dhe të lidhur: 

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; 
  • Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
  • Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren

Detyrat dhe përgjegjësitë në zyrën e Arkivës:

  • Kontrolli i statusit të çdo dokumenti CRP ekzistues (në arkivë) përmes sistemit VCCE
  • Kontrolli i kontratave GSM Prepaid që ekzistojnë (në arkivë) përmes sistemit VCCE
  • Aranzhimi i arkivës (renditja e dokumenteve per klientët rezidencial dhe të biznesit)
  • Klasifikimi dhe regjistrimi i dokumenteve
  • Përgatitja e dokumenteve për asgjësim
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri / mbikqyrësi në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë në zyrën e shërbimeve të përgjithshme:

  • Asistim në punët e Arkitektit kryesor.
  • Skicimi dhe vizatimet në bazë të udhëzimeve, paraqitje vizuele 3 dimensionale.
  • Mbikqyrja e punimeve në punishte në varësi të Projektit
  • Rregullimi i dokumentacioneve dhe planeve zbatuese të enterierit të dyqaneve- verifikimi i gjendjeve ekzistuese etj.
  • Matjet e hapësirave në bazë të nevojës dhe kërkesës. 

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Dëshmi që jeni student ose keni diplomë universitare;
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë, njohuri të mira të platformave dhe softuerëve që përdoren;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Të fokusuar në detaje dhe të organizuar.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Lokacioni: Prishtinë

Data e fundit për aplikim: 02.06.2023

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
02/06/2023