IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikë – Ekipi i Inxhinierisë Elektrike
Kush jemi ne? Rinjë 71% e punonjësve janë në moshë 21-40; Besnik dhe të lidhur: Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite;
Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren; Çfarë presim nga ju? I raporton Menaxherit të Ekipit dhe do t’i ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
Ndihmon dhe asiston në përkujdesjen dhe monitorimin e stabilimenteve elektroenergjetike, gjeneratorëve, UPS-eve, sistemit të ftohjes së dhomave kryesore të serverëve, sistemet e monitorimit, sistemet DC dhe sistemet tjera rezerve të baterive;
Merr pjesë në rrjedhën e tiketave për problemet e ndryshme dhe sipas nevojës komunikon me kontraktorët e jashtem per koordinim, në zgjidhjen e problemeve te ndryshme;
Ndihmon dhe asiston në analize, testim dhe projektim të pajisjeve dhe sistemeve te ndryshme elektrike;
Ndihmon dhe ofron mbështetje përkatese gjatë zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të ndryshme teknike;
Shqyrton dhe ruan dokumentacionin teknik, raporte si dhe dokumente tjera me rëndesi;
Kryen të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësise.
Çka ju nevojitet?
Student/e në Fushën e Shkencave Kompjuterike, Rrjeta Kompjuterike, apo ngjashëm;
Praktikë ose eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
Njohuri te sistemeve energjetike;
Njohuri bazike te programit Autocad, ose ndonjë aplikacioni tjetër për dizajnim si dhe aplikacioneve te MS Office;
Aftësi te mira teknike;
Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhë shqipe dhe angleze;
Shkathtësi të mira teknike dhe analitike;
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontraktoret në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
Aftësi për të punuar në ekip;
Aftësi për të punuar nën presion.
Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale Afati i fundit për aplikim: 11.12.2023