Praktikanti/ja në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes së Rrjetit do të ndihmojë në monitorimin, mirëmbajtjen dhe zgjidhjen e problemeve të rrjetit të IPKO-së. Ky rol ofron mundësi për të mësuar rreth teknologjive të rrjeteve, për të zhvilluar aftësi teknike dhe analitike, dhe për të punuar në një ekip profesional në një ambient inovativ.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Monitorimi i rrjetit dhe kryerja e restaurimit të nivelit të parë për elementet e rrjetit, në përputhje me procedurat e Qendrës së Operacioneve të Rrjetit (NOC);
Ofrimi i mirëmbajtjes parandaluese për nyjet e rrjetit dhe sigurimi i funksionalitetit të tyre të vazhdueshëm;
Pjesëmarrja në aktivitetet e menaxhimit dhe operimit të elementeve të rrjetit, duke garantuar funksionim të qëndrueshëm në të gjitha teknologjitë dhe sistemet;
Asistimi në zgjidhjen e defekteve dhe menaxhimin e biletave, përfshirë përshkallëzimin e rasteve komplekse sipas nevojës;
Mbështetja e shërbimit 24/7 përmes monitorimit, restaurimit dhe mirëmbajtjes efektive nga ana e kostos.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Student/e në nivel Bachelor ose Master, ose i/e sapodiplomuar në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Telekomunikacioni ose fusha të ngjashme;
Njohuri bazë në: topologjitë e rrjetit, elementet e rrjetit, protokollet e rrjetit, platformat TIK dhe programim;
Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze;
Gatishmëri për të punuar me ndërrime;
Aftësi të forta analitike dhe vendimmarrëse;
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësi në raportim;
Çfarë Ofrojmë?
Eksperiencë praktike në një kompani lider në telekomunikacion
Mentorim nga inxhinierë me eksperiencë
Ambient pune profesional dhe dinamik
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Programi i Mirëqenies së punetoreve;
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi profesional dhe miqësor, ku do të ketë mundësi të zhvillojë aftësitë teknike dhe të ndërtojë një bazë të fortë për karrierën në industrinë e telekomunikacionit.
Afati i fundit për aplikim: 1 Mars 2026 Vendi i punës: Prishtinë, IPKO System Building