Praktikanti/ja për mbështetje të Bizneseve në Shitje i Raporton Menaxherit për Biznese të Vogla dhe të Mesme dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Përgatitë oferta/kontrata/tenderë të rinj për të gjithë klientët potencial për të gjitha produktet/shërbimet e kompanisë dhe i mbështetë KA-të dhe komercialistin për përgatitjen e tyre.
Mbështetë KA-të dhe komercialistin në kryerjen e detyrave të tyre për sa i përket përgatitjes së propozimeve për miratimet e brendshme.
Përditëson bazën e të dhënave ekzistuese për klientë dhe bazat e tjera të të dhënave të kompanisë.
Iu shërben klientëve potencial dhe atyre aktual.
Bën monitorimin e medieve lidhur me tenderë (ueb faqen e KRPP-së dhe gazat ditore).
Kryen të gjitha aktivitetet për gjetjen e klientëve të ri potencial.
Mbledh informata lidhur me ofertat e konkurrencës dhe performancën e tyre.
Rregullon renditjen e mallrave dhe përcjell nivelet e stokut.
Përgatit të gjitha raportet e nevojshme në baza ditore, javore dhe mujore.
Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri / mbikëqyrësi në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri të shkëlqyeshme për: Teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve, shkathtësi kompjuterike – njohuri të shkëlqyeshme për pakon MS Office dhe outlook.
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
Anëtarë ekipi.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/e do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.