Praktikant në Depo

Apliko Tani

Praktikanti do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Ofron mbështetje për punëtorët e Logjistikes në depo;
  • Asiston në regjistrimin e mallit;
  • Asiston në shkarkim, bartje, renditje dhe vendosje të mallit në depo
  • Raporton tek mbikëqyrësi/ja, për detyrat e realizuara, në kuadër të përgjegjësive që u janë caktuar.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Shkathtësi në kompjuter; njohuri te Microsoft Office;
  • Shkathtësi analitike;
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe në të shkruar dhe në folur, njohuri të gjuhës angleze e dëshirueshme;
  • Motivim për të përfituar njohuri të reja përgjatë programit të praktikes;
  • Në proces të studimeve universitare.

Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe aftësitë praktike.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 04.06.2022.

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
04/06/2022