Praktikant në Arkivë

Apliko Tani

Praktikanti i arkives i raporton Menaxherit te Shërbimeve Gjenerale dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Aranzhimi i arkives (renditja e dokumenteve për klientët rezidencial dhe te biznesit).
  • Klasifikimi dhe regjistrimi i dokumenteve.
  • Përgatitja e dokumenteve për t’u asgjësuar.
  • Përgatitë dokumente, ndanë postën dhe dokumentet, organizon takime, rezervon sallat e takimeve si dhe punë të tjera të ngjashme.
  • Punon në arkivimin e dokumenteve dhe e aranzhon atë në përputhje me politikat dhe procedurat e përcaktuara.
  • Përshëndetë, drejton dhe monitoron vizitorët që hyjnë në organizatë.
  • Ofron mbështetje të përgjithshme administrative dhe të sekretarisë.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri / mbikëqyrësi në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

 

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim: Shkathtësi në komunikimin verbal dhe me shkrim.

  • Aftësi për të klasifikuar dhe regjistruar dokumente në përputhje me politikat dhe procedurat e përcaktuara.
  • Aftësi për të marrë vendime racionale, duke përdorur dokumentet e disponueshme dhe duke ruajtur, në të njëjtën kohë edhe
  • Aftësi për të komunikuar profesionalisht dhe me mirësjellje me punonjësit dhe klientë afarist.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje hollësive dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është 26.08.2019

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
26/08/2019