Praktikanti i arkives i raporton Menaxherit te Shërbimeve Gjenerale dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Aranzhimi i arkives (renditja e dokumenteve për klientët rezidencial dhe te biznesit).
Klasifikimi dhe regjistrimi i dokumenteve.
Përgatitja e dokumenteve për t’u asgjësuar.
Përgatitë dokumente, ndanë postën dhe dokumentet, organizon takime, rezervon sallat e takimeve si dhe punë të tjera të ngjashme.
Punon në arkivimin e dokumenteve dhe e aranzhon atë në përputhje me politikat dhe procedurat e përcaktuara.
Përshëndetë, drejton dhe monitoron vizitorët që hyjnë në organizatë.
Ofron mbështetje të përgjithshme administrative dhe të sekretarisë.
Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri / mbikëqyrësi në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim: Shkathtësi në komunikimin verbal dhe me shkrim.
Aftësi për të klasifikuar dhe regjistruar dokumente në përputhje me politikat dhe procedurat e përcaktuara.
Aftësi për të marrë vendime racionale, duke përdorur dokumentet e disponueshme dhe duke ruajtur, në të njëjtën kohë edhe
Aftësi për të komunikuar profesionalisht dhe me mirësjellje me punonjësit dhe klientë afarist.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje hollësive dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.