Praktikanti i raporton Menaxherit te njësisë së operacioneve dhe mirëmbajtjes së rrjetit dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Është përgjegjës për restaurimin e elementeve të rrjetit dhe/ose shërbimit në të gjitha teknologjitë dhe sistemet që përdoren.
Ofron mbështetje teknike sipas nevojës për kontraktorët, mbikëqyr performancën e kontraktorëve sipas indikatorëve të definuar për performancë dhe elaboron përmirësimet procedurale dhe teknike.
Merr pjesë në zgjidhjen e tiketave të defekteve dhe përshkallëzon rastet më komplekse në përputhje me politikat dhe procedurat e brendshme.
Mirëmban dhe ofron konfigurim bazik për pajisjet e vendosura në vende të largëta.
Përcjellë çdo kërkesë ad-hoc për çdo punë urgjente lidhur me intervenimet dhe aktivitetet.
Kryen të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri shumë të mirë të të gjitha sistemeve dhe shërbimeve të TIK-ut, njohuri për aplikacione, për menaxhimit të projekteve.
Njohuri të mira për: të gjitha elementet dhe karakteristikat e rrjeteve, parametrat e performancës së rrjeteve, tipologjitë së rrjeteve, proceset e implementimit/integrimit të rrjeteve.
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Shkathtësi të mira analitike.
Aftësi për të marrë vendime të arsyeshme përmes përdorimit të informatave të disponueshme, duke ruajtur në të njëjtën kohë edhe konfidencialitetin.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
Aftësi për të punuar në ekip
Aftësi për të punuar nën presion.
Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.