Praktikant/e në Shitje Mitrovicë

Apliko Tani

Praktikanti/ja i/e Shitjes i raporton Udheheqesit te Ekipit ne Dyqan dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

Merret me shitjen, kontratat e shitjes, instalimet e reja, zëvendësimin e pajisjeve dhe me çdo pyetje/kërkesë apo ankesë tjetër të klientëve në përputhje me proceset, procedurat dhe udhëzimet e dhëna nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë, dhe promovon shitjen e produkteve.
Prezanton oferta shtesë të IPKO-së për klientët duke u përpjekur që të rrisë shitjen në dyqan, të shes edhe shërbime të tjera të cilat klienti nuk është duke i përdorur, përmes shpërndarjes së fletushkave me ofertat tona më atraktive.
Organizon dhe regjistron në sistem të gjitha informatat e nevojshme të klientit dhe kompanisë, si dhe përditëson informatat ekzistuese të klientëve me qëllim që të siguroj të dhëna të përditësuara në sistem.
Kontrollon prezencën dhe dukjen e telefonave mobil dhe aksesorëve të tjerë në dyqan.
Numëron stokun me Udhëheqësin e Ekipit dhe identifikon diferencat kur bëhet krahasimi me POS dhe me sisteme të tjera.
Merret me të gjitha pagesat dhe është përgjegjës për paratë e marra gjatë ndërrimit.
Bën bilancin dhe verifikimin e parave të gatshme ditore dhe ia dorëzon paratë Udhëheqësit të Ekipit për procesim të mëtejmë.
Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

Njohuri të shkëlqyeshme për: Futjen e të dhënave; hartim të raporteve dhe raportim; aftësi për t’i kuptuar klientët dhe të jetë i përqendruar në klientë; teknikat e shitjes, Pakon MS Office.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Mitrovicë

Afati i fundit për aplikim është data 18.03.2020

Apliko online

Vendi:
Mitrovicë

Afati i aplikimit:
18/03/2020