Praktikanti/ja i/e shitjes do të mbështesë aktivitetet e përditshme në dyqan, duke asistuar në procesin e shitjes, komunikimin me klientët dhe prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të IPKO-s. Ky rol ofron mundësi për zhvillimin e aftësive praktike në shitje dhe shërbim ndaj klientit, në një mjedis dinamik dhe profesional..
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përgjegjës për procesin e shitjes, përgatitjes së kontratave të shitjes, instalimet e reja, zëvëndësimin e pajisjeve.
Trajton secilën pyetje/kërkesë apo ankesë tjetër të klientëve në përputhje me procedurat dhe udhëzimet e dhëna nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Prezanton dhe promovon ofertat e IPKO-s tek klientët, duke u përpjekur që të rris shitjen në dyqan, të shes edhe shërbime të tjera të cilat klienti nuk është duke i përdorur, përmes shpërndarjes së fletushkave me ofertat tona më atraktive.
Organizon dhe regjistron në sistem të gjitha informatat e nevojshme të klientit dhe kompanisë, si dhe përditëson informatat ekzistuese të klientëve.
Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Dëshmi që jeni student ose keni diplomë universitare;
Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë,
Njohuri të mira të platformës Microsoft Office;
Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Të fokusuar në detaje dhe të organizuar.
Çka ofrojmë ne?
Eksperiencë praktike në një kompani lider në telekomunikacion.
Program të strukturuar trajnimi dhe zhvillimi
Program të mirëqenies për punonjësit
Forma të ndryshme shpërblimi dhe motivimi;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Kanditati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.