Praktikanti/ja i/e shitjes do të mbështesë aktivitetet e përditshme në dyqan, duke asistuar në shitje, komunikimin me klientët dhe prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të IPKO-s. Kjo pozitë ofron mundësi për të fituar përvojë praktike në shitje dhe shërbim ndaj klientit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përgjegjës/e për procesin e shitjes, përgatitjen e kontrave, kordinimin e instalimeve të reja, etj.
Trajton pyetjet, kërkesat dhe ankesat e klientëve, në përputhje me procedurat e kompanisë.
Prezanton dhe promovon ofertat e IPKO-s, përfshirë shpërndarjen e fletushkave promovuese.
Regjistron dhe përditëson të dhënat e klientëve në sistem.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Të jeni student/e ose të keni diplomë universitare.
Njohuri të mira të Microsoft Office.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi, me gojë dhe me shkrim.
Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
Çka ofrojmë ne?
Përvojë praktike në një kompani lider në telekomunikacion.