Praktikant/e në Shitje – Ferizaj 

Apliko Tani

Praktikanti/ja  i/e shitjes do të mbështesë aktivitetet e përditshme në dyqan, duke asistuar në procesin e shitjes, komunikimin me klientët dhe prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të IPKO-s. Ky rol ofron mundësi për zhvillimin e aftësive praktike në shitje dhe shërbim ndaj klientit, në një mjedis dinamik dhe profesional..

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për procesin e shitjes, përgatitjes së kontratave të shitjes, instalimet e reja, zëvëndësimin e pajisjeve.
  • Trajton secilën pyetje/kërkesë apo ankesë tjetër të klientëve në përputhje me procedurat dhe udhëzimet e dhëna nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
  • Prezanton dhe promovon ofertat e IPKO-s tek klientët, duke u përpjekur që të rris shitjen në dyqan, të shes edhe shërbime të tjera të cilat klienti nuk është duke i përdorur, përmes shpërndarjes së fletushkave me ofertat tona më atraktive.
  • Organizon dhe regjistron në sistem të gjitha informatat e nevojshme të klientit dhe kompanisë, si dhe përditëson informatat ekzistuese të klientëve.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Dëshmi që jeni student ose keni diplomë universitare;
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë,
  • Njohuri të mira të platformës Microsoft Office;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Të fokusuar në detaje dhe të organizuar.

Çka ofrojmë ne? 

  • Eksperiencë praktike në një kompani lider në telekomunikacion.
  • Program të strukturuar trajnimi dhe zhvillimi
  • Program të mirëqenies për punonjësit
  • Forma të ndryshme shpërblimi dhe motivimi;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);

 

Kanditati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

 

Afati fundit për aplikim: 26 Mars 2026

Vendi i punës: Ferizaj, IPKO Shop.

Apliko online

Working place:
Ferizaj

The deadline for application
26/03/2026