📍 Lokacionet: Aeroport, Ferizaj, Mitrovicë, Prishtinë, Pejë, Prizren, Fushë Kosovë, Deçan, Podujevë, Gjakovë, Vushtrri, Gjilan, Malishevë, Drenas, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Rahovec, Therandë, Viti, Obiliq, Istog
Praktikanti/ja i/e shitjes do të mbështesë aktivitetet e përditshme në dyqan, duke asistuar në procesin e shitjes, komunikimin me klientët dhe prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të IPKO-s. Ky rol ofron mundësi për zhvillimin e aftësive praktike në shitje dhe shërbim ndaj klientit, në një mjedis dinamik dhe profesional..
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për procesin e shitjes, përgatitjes së kontratave të shitjes, instalimet e reja, zëvëndësimin e pajisjeve.
- Trajton secilën pyetje/kërkesë apo ankesë tjetër të klientëve në përputhje me procedurat dhe udhëzimet e dhëna nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
- Prezanton dhe promovon ofertat e IPKO-s tek klientët, duke u përpjekur që të rris shitjen në dyqan, të shes edhe shërbime të tjera të cilat klienti nuk është duke i përdorur, përmes shpërndarjes së fletushkave me ofertat tona më atraktive.
- Organizon dhe regjistron në sistem të gjitha informatat e nevojshme të klientit dhe kompanisë, si dhe përditëson informatat ekzistuese të klientëve.
- Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
- Dëshmi që jeni student ose keni diplomë universitare;
- Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë,
- Njohuri të mira të platformës Microsoft Office;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim me gojë dhe me shkrim.
- Të fokusuar në detaje dhe të organizuar.
Çka ofrojmë ne?
- Eksperiencë praktike në një kompani lider në telekomunikacion.
- Program të strukturuar trajnimi dhe zhvillimi
- Program të mirëqenies për punonjësit
- Forma të ndryshme shpërblimi dhe motivimi;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Kanditati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Afati fundit për aplikim: 19 maj 2026
Vendi i punës: Aeroport, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë, Prizren, Fushë Kosovë, Deçan, Podujevë, Gjakovë, Vushtrri, Gjilan, Malishevë, Drenas, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Rahovec, Therandë, Viti, Obiliq, Istog