Praktikant/e në Shitje

Apliko Tani

Lokacionet: Aeroport, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Fushë Kosovë, Deçan, Podujevë, Gjakovë, Vushtrri, Gjilan, Malishevë, Drenas, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Rahovec, Therandë, Viti

 

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

 

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

 

Çka ofrojmë ne? 

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për procesin e shitjes, përgatitjes së kontratave të shitjes, instalimet e reja, zëvëndësimin e pajisjeve.
  • Trajton secilën pyetje/kërkesë apo ankesë tjetër të klientëve në përputhje me procedurat dhe udhëzimet e dhëna nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
  • Prezanton dhe promovon ofertat e IPKO-s tek klientët, duke u përpjekur që të rris shitjen në dyqan, të shes edhe shërbime të tjera të cilat klienti nuk është duke i përdorur, përmes shpërndarjes së fletushkave me ofertat tona më atraktive.
  • Organizon dhe regjistron në sistem të gjitha informatat e nevojshme të klientit dhe kompanisë, si dhe përditëson informatat ekzistuese të klientëve.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

 

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Dëshmi që jeni student ose keni diplomë universitare;
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë,
  • Njohuri të mira të platformës Microsoft Office;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Të fokusuar në detaje dhe të organizuar.

 

Kanditati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompanine.

 

Afati fundit per aplikim: 4 Maj 2025

 

 

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
04/05/2025