IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
PRAKTIKANT/E NË SHITJE
Kush jemi ne?
Rinjë
71% e punonjësve janë në moshë 21-40;
Besnik dhe të lidhur:
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite;
Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren;
Çfarë presim nga ju?
Zbaton procedura, detyra dhe aktivitete kërkuese në fushën e punës;
Kryen shitje dhe marketing të mallrave dhe shërbimeve;
Zgjidh ankesat dhe kërkesat;
Ofron mbështetje operacionale dhe administrative;
Kryen dokumentacionin arkivor;
Përgatit të dhënat dhe i fut në sistem;
Përgatit raporte dhe analiza në fushën e punës;
Merr pjesë në prezantimin e shërbimeve të reja dhe aktivitetet e shitjes;
Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.
Çka ju nevojitet?
Diplomë apo student në fushën e ekonomisë, apo ngjashëm;
Njohuri të koncepteve të shitjes, ekonomisë;
Njohuri te mira te paketes Office;
Aftësi në punë ekipore.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.