Praktikant/e në Shitje

Apliko Tani

IPKO është në kërkim të një praktikanti/e të kualifikuar, i/e cili/a ka dëshirë t’i bashkohet ekipit tonë të shitjes. Ky praktikant/e duhet të përgatitet të punojë në një mjedis ekipor dinamik dhe në fund të praktikës do të ketë fituar përvojë të gjerë në aspekte të ndryshme të shitjes.

Përgjegjësitë

  • Merret me shitjen, kontratat e shitjes, instalimet e reja, zëvendësimin e pajisjeve dhe me çdo pyetje/kërkesë apo ankesë tjetër të klientëve në përputhje me proceset, procedurat dhe udhëzimet e dhëna nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë, dhe promovon shitjen e produkteve më të shtrenjta.
  • Prezanton oferta shtesë të IPKO-s për klientët duke u përpjekur që të rrisë shitjen në dyqan, të shes edhe shërbime të tjera të cilat klienti nuk është duke i përdorur, përmes shpërndarjes së fletushkave me ofertat tona më atraktive.
  • Organizon dhe regjistron në sistem të gjitha informatat e nevojshme të klientit dhe kompanisë, si dhe përditëson informatat ekzistuese të klientëve me qëllim që të siguroj të dhëna të përditësuara në sistem.
  • Kontrollon prezencën dhe dukjen e telefonave mobil dhe aksesorëve të tjerë në dyqan.
  • Numëron stokun me Udhëheqësin e Ekipit dhe identifikon diferencat kur bëhet krahasimi me POS dhe me sisteme të tjera.
  • Merret me të gjitha pagesat dhe është përgjegjës për paratë e marra gjatë ndërrimit.
  • Bën bilancin dhe verifikimin e parave të gatshme ditore dhe ia dorëzon paratë Udhëheqësit të Ekipit për procesim të mëtejmë.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

 

Kërkesat

Futja e të dhënave; hartim të raporteve dhe raportim; t’i kuptuar klientët dhe të jetë i përqendruar në klientë; teknikat e shitjes, Pakon MS Office.

Përvoja me PowerPoint-in, Word-in dhe Excel-in është bonus dhe do të merret parasysh kur të bëhet zgjedhja e aplikantit më të mirë për këtë pozitë të praktikës së punës.

Student/e në degën: Marketing, Menaxhment, Gjuhë

Pozita e praktikantit ju ofron mundësi të:

  • Eksploroni mundësitë e karrierës – duke punuar në fushën që keni zgjedhur, do të keni mundësi të përjetoni nga afër rrugën tuaj potenciale të karrierës
  • Krijoni rrjet – takoni një shumëllojshmëri të njerëzve në profesionin tuaj të zgjedhur, përmes praktikës suaj të punës, e cila ju mundëson të formoni marrëdhënie tek të cilat mund të mbështeteni në të ardhmen
  • Gjeni mentorë – disa individë të caktuar mund t’ju ndihmojnë duke ju udhëhequr gjatë kohës së praktikës së punës dhe t’ju ekspozojnë ndaj mundësive drejt të cilave ju mund të aspironi

Ne i vlerësojmë të gjithë praktikantët tanë dhe përpiqemi maksimalisht që të sigurojmë që ju do të merrni përvojë nxënieje e cila iu përshtatet qëllimeve tuaja të karrierës. Gjithashtu, do të mësoni edhe si të punoni në një mjedis profesional dhe do të keni mundësi të panumërta për të vendosur kontakte me udhëheqësit e departamenteve dhe me profesionistë të tjerë në fushën e shitjes.

Detaje:

Praktika fillon më 1 qershor dhe përfundon më 31 gusht.

Apliko online

Vendi:
Ferizaj

Afati i aplikimit:
07/06/2019