Praktikanti/ja në Qendrën e Thirrjeve mbështet komunikimin me klientët duke menaxhuar thirrjet hyrëse, duke ofruar informata të sakta dhe duke asistuar në zgjidhjen e kërkesave dhe ankesave, ndërsa zhvillon shkathtësi profesionale në shërbimin ndaj klientit dhe punën në ekip.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kryen në mënyrë efektive pranimin e thirrjeve nga klientët për të zgjidhur të gjitha kërkesat, shqetësimet dhe ankesat e tyre, dhe iu ofron te gjitha informatat e nevojshme me kohë.
Ofron shërbimet e aktivizimit/ de aktivizimit për shërbimet individuale.
Kujdeset që klientët të marrin përgjigje në lidhje me pyetjet, kërkesat ose ankesat e tyre, duke siguruar informata të sakta, duke mbledh opinione ose bërë anketa.
Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësisë
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare
Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren;
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim
Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin;
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm;
Aftesi per te punuar me ndërrime;
Aftësi për të pranuar numër të madh të klientëve për çdo ditë;
Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale;
Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë;
Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
Çka ofrojmë ne?
Eksperiencë praktike në një kompani lider në telekomunikacion.
Program të strukturuar trajnimi dhe zhvillimi
Program të mirëqenies për punonjësit
Forma të ndryshme shpërblimi dhe motivimi;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Kanditati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.