Praktikant/e në Planifikimin dhe Implementimin e Rrjetit
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Planifikimin dhe Implementimin e Rrjetit
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Programi i Mirëqenies së Punetoreve
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Asiston në planifikimin dhe optimizimin e aktiviteteve për të gjitha rrjetet bazuar në politikat dhe procedurat.
Asiston sondazhe teknike në terren dhe përgatit urdhra të punës për aktivitetet dhe çështjet përkatëse.
Koordinon aktivitetet me autoritetet shtetërore dhe lokale për leje të rrjeteve.
Asiston në përgatitjen e dokumentimit të projektimit të rrjeteve për projektet e rrjeteve.
Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Preferohet përvojë dhe interesim i lartë në operimin dhe planifikimin e rrjeteve;
Njohuri të mira të planifikimit të kabllove, wireless dhe fibrave optik dhe projektimit të rrjeteve, softueri QGIS, dhe të përdorimit të pajisjeve për matje.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Student/e apo i sapodiplomuar në fushën e Inxhinierisë Kompjuterike dhe/apo fushës së Rrjetave;
Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim në gjuhën angleze dhe shqipe.
Edukimi dhe përvoja në fushën e rrjeteve;
Njohuri në planifikimin dhe implementimin e rrjetave;
Aftësi për të marrë vendime të arsyeshme përmes përdorimit të informatave të disponueshme, duke ruajtur në të njëjtën kohë edhe konfidencialitetin.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
Aftësi për të punuar nën presion.
Aftësi për të punuar në ekip.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë