Praktikant/e në Njësinë e Teknologjisë, Zgjidhjeve dhe Kualitetit të Shërbimeve
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Njësinë e Teknologjisë, Zgjidhjeve dhe Kualitetit të Shërbimeve
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Asiston dhe mirëmban komunikim profesional lidhur me zgjidhjet për klient dhe procedurat e mbështetjes para dhe pas shitjes për t’i shërbyer klientëve të biznesit
Asiston në raporte me menaxherët / specialistët e TIK-ut të konsumatorëve si ndikues / vendimmarrës
Asiston në përgatitjen e dokumentacionit në lidhje me tenderët dhe kërkesat që vijnë nga departamenti i shitjeve dhe marketingut
Asiston në sigurimin e kualitetit e shërbimeve dhe ngrit kënaqësinë e klientit, rritjen e të ardhurave / cilësisë ne segmentin e shërbimeve dhe zgjidhjeve te ndryshme duke përfshi edhe ICT etj.
Ndihmon në përgatitje të zgjidhjeve komplekse për klientët e biznesit.
Ndihmon në strukturën e kostos së zgjidhjes si bazë për hartimin e produkteve dhe zgjidhjeve ne sferën e ICT.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare;
Njohuri të sistemeve/shërbimeve si Microsoft Windows, Linux, Vmware, Veeam, Cisco etj.;
Njohuri për strategjite e mbrojtjes së të dhënave dhe arkivimi i tyre.;
Njohuri të rrjetave në TI, të cilat janë të domosdoshme për të analizuar dhe zgjidh problemet; që mund të shkaktohen gjatë komunikimit server/klient;
Gatishmëria për të studiuar teknologji të reja, ballafaqimi me sisteme të ndryshme dhe shpërndarja e njohurive brenda ekipit;
Aftësi për të organizuar detyra të shumëfishta dhe për caktimin e prioriteteve.
Aftësi për të punuar në ekip;
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë