Praktikant/e në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes së Rrjetit
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes së Rrjetit
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Programi i Mirëqenies së punetoreve;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Mbikëqyrja dhe restaurimi i nivelit të parë të elementeve të rrjetit duke kryer monitorim të rrjetit, ofruar restaurim fillestar dhe mirëmbajtje parandaluese për nyjet e elementeve të rrjetit sipas procedurave të Qendrës së Operacioneve të Rrjetit (NOC);
Menaxhimi i nyjeve të elementeve të rrjetit dhe funksionalitetit duke marrë pjesë në aktivitete të lidhura me menaxhimin dhe operacionin e nyjeve të elementeve të rrjetit, duke siguruar funksionalitet të qetë dhe restaurimin e shërbimit në të gjitha teknologjitë dhe sistemet
Asistimi në zgjidhjen e defekteve dhe menaxhimi i biletave duke bashkëpunuar në zgjidhjen e biletave të defekteve, përshkallëzuar rastet komplekse sipas nevojës dhe respektuar politikat dhe procedurat e brendshme
Mbështetja e shërbimit të rrjetit 24/7 duke siguruar mbikëqyrje të vazhdueshme, restaurim dhe mirëmbajtje për të përmbushur kërkesat e IPKO-së në një mënyrë të efektshme nga ana e kostos
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Student/e në nivelin bachelor ose master, ose i sapodiplomuar në fushën e Shkencave Kompjuterike ose ngjashëm.
Njohuri bazë për: Topologjitë e rrjetit, elementet e rrjetit, protokollet e rrjetit, platformat TIK, protokollet, programim.
Njohur rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze.
Aftësi për të punuar me ndërrime
Aftësi të forta analitike.
Aftësia për të marrë vendime të shëndosha duke përdorur informacionin e disponueshëm duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për të komunikuar me punonjës dhe kontakte të ndryshme biznesi në mënyrë profesionale dhe të sjellshme.
Aftësia për t’i kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
Aftësi për të punuar nën presion.
Aftësi për të punuar në ekip.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë