Praktikant/e në Njësinë e Mbështetjes së Sistemeve të Biznesit
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Njësinë e Mbështetjes së Sistemeve të Biznesit
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Ndihmon në projektim, zhvillim dhe zgjidhje teknike lidhur me mbështetjen për klientë për ndër shkallëzime më komplekse me sistemet e mbështetjes afariste.
Asiston në mbështetje dhe implementime më komplekse të platformave për mbështetje afariste.
Hulumton, raporton dhe zgjidh problemet në aplikacione.
Asiston për auditim dhe mirëmbajtje parandaluese të sistemeve për mbështetje afariste.
Asiston për të kryer planifikimin e proceseve adekuate, dokumentimeve dhe procedurave të tjera të lidhura me teknologjinë informative.
Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare
Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren;
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi
Njohuri për mirëmbajtje të sistemeve për mbështetje të biznesit.
Njohuri bazike të: PHP, HTML, XML, zhvillimit të bazave të të dhënave, oracle, MySQL, MSSQL, sistemet Windows dhe Linux.
Njohje bazike në fushën e Teknologjisë Informative.
Shkathtësi të shkëlqyera analitike.
Aftësi për të punuar në një mjedis ekipor me ndryshime të shpeshta dhe dinamike të detyrave dhe prioriteteve.
Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për t’i kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë