IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Njësine e Logjistikës
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren; punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Programi i mirëqenies së punonjësve;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Çfarë presim nga ju?
I raporton Menaxherit të Ekipit dhe do t’i ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
Sortimi i pajisjeve (CPE) qe kthehen nga dyqanet dhe nga kontraktoret;
Sortimi i aksesoreve per pajisjet (CPE) qe kthehen nga dyqanet dhe nga kontraktoret;
Numrimi dhe regjistrimi i pajisjeve dhe aksesoreve (CPE);
Pastrimi dhe polirimi i pajisjeve te cilat e kane kalu testiimin;
Kryen te gjitha detyrat e tjera qe percaktohen nga menaxheri ne kuader te fushes se pergjegjesise.
Çka ju nevojitet?
Student/e në Fushën e Teknike, Mekanike, apo ngjashëm;
Praktikë ose eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
Aftësi të mira komunikimi;
Aftësi të mira të koordinimit dhe të organizimit.
Aftësi në punë ekipore.
Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm;
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.