Praktikant/e në Njësinë e Engineering-ut/ Planifikim
Praktikant/e në Njësinë e Engineering-ut/ Planifikim
Praktikanti/ja në Planifikim/Access Planning do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Realizon matjet në teren për teknologjinë 2G/3G/4G permes TEMS Investigation
- Realizon matje në teren për burimet e jashtme të interferimit, përmes analizatorit të spektrit.
- Përgatit raporte për matjet e realizuara sipas kërkesës.
- Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Duhet te jete student ose te ketë diplome universitare / Drejtimi Shkenca Kompjtuerike/ Drejtimi Telekomunikacion
- Shkathtësi të avancuara kompjuterike
- Kane perparesi kanditatet te cilet njohin apo kane pervoje ne ndonje gjuhe programuese
- Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
- Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
- Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
- Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
- Aftesi per vozitje te veturave.
- Lejen e vozitjes, kategoria B
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 17.07. 2021